PËR TË POROSITUR PRODUKTE TË OFRUARA NGA UNI, JU DUHET TË NDIQNI HAPAT E MËPOSHTËM:

a. Krijimi i llogarisë
Ju rekomandojmë që të regjistroheni në webfaqen tonë në mënyrë që kur ju të vizitoni atë, sistemi automatikisht do t’ju njohë. Regjistrimi bëhet duke zgjedhur opsionin “Krijimi i llogarisë”. Ju duhet të jepni email adresën tuaj, me ç’rast do ta pranoni një mesazh për ta konfirmuar regjistrimin. Më tej, shfaqet faqja, shkruajeni fjalëkalimin dhe konfirmojeni hyrjen duke klikuar butonin e duhur.
Shënim: Siç është e zakonshme në të gjitha faqet e internetit për regjistrim, është e domosdoshme që shfletuesi juaj të mbështesë “cookies”. “Cookies” janë të përfshirë si standard në shumicën e shfletuesve të internetit.

b. Përzgjedhja e produktit
Produktet janë të organizuara sipas kategorive, të cilat ju mund t’i shikoni në formë të katalogut. Kur ju e gjeni produktin që ju dëshironi, klikoni tek “Shto në shportë”. Me këtë rast ju e shtoni një produkt në shportën tuaj. Më tej, ju jeni të lirë për të vazhduar shfletimin e produkteve të tjera dhe të shtoni produkte në shportë.

c. Shporta
Pasi ta keni mbaruar vendosjen e produkteve në shportën tuaj, klikoni në butonin “Shporta”. Në këtë faqe ju mund ta kontrolloni gjendjen e shportës suaj, se sa produkte i keni porositur dhe gjithashtu ta anuloni ndonjë nga produktet që gjenden në shportë. Pasi ta keni verifikuar shportën tuaj, vazhdoni me hapin tjetër.

d. Konfirmimi i porosisë
Para se ta konfirmoni porosinë, ju mundeni edhe një herë të shikoni, përditësoni shportën, në detajet e vendosura nga ana juaj, si: çfarë keni porositur, të shtoni produkte të reja, t’i hiqni ndonjë nga produktet e përzgjedhura dhe nëse gjithçka është në rregull, klikoni tek “Proceso Porosinë”. Pastaj plotësoni të dhënat e kërkuara tek kategoria “FATURIMI & TRANSPORTI” me informacionet e kërkuara për porosinë: adresa e porositësit, ku do të mbërrijë porosia, totali i porosisë, leximi i kontratës dhe PRANIMI I KUSHTEVE TË PËRDORIMIT, etj. dhe
nëse pajtoheni, kliko “Përfundo Porosinë”. Në këtë moment, ju automatikisht do ta pranoni një email me pasqyrën e porosisë suaj.

e. Zgjedhja e pagesës
Pagesën mund ta bëni kur e pranoni porosinë.
Ju gjithashtu mund të paguani përmes:

a. Pagesë me Kartelë Bankare;
b. Pagesë pas pranimit të porosisë;
c.Transferit bankar në xhirollogarinë e UNI-t në TEB: 2033 0000 7061 3776;
d. Western Union – Ardian Gashi, Prishtinë, Kosovë;
e. Money Gram – Ardian Gashi, Prishtinë, Kosovë;
f. PayPal.

f. Monitorimi i statusit
Faqja “Llogaria Ime” është në dispozicion tuaj pas regjistrimit të suksesshëm. “Llogaria Ime” do të jetë e dukshme vetëm për ju, ku mund t’i rifreskoni të dhënat tuaja, si dhe t’i monitoroni ato. Përmes kësaj llogarie, ju mund ta shikoni edhe statusin e porosisë suaj, për shembull: Pasi ta keni bërë porosinë dhe porosia është pranuar nga ne, juve do t’ju shfaqet statusi “Në Pritje”. Në momentin që ju e keni kryer pagesën e porosisë, do t’ju shfaqet statusi “Në Proces”, që do të thotë se pagesa është regjistruar etj. Çdo ndryshim në status do të shoqërohet edhe me dërgimin e mesazhit në email, të cilin e keni dhënë gjatë regjistrimit.

g. Dërgesa

BRENDA KOSOVËS – Dërgesat brenda territorit të Kosovës do të arrijnë për 24 orë pune.

SHTETET FQINJE (Shqipëri, Maqedoni, Serbi & Mal të Zi):

a. DHL – Dërgesat e porosive në shtetet fqinje do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar për 24 orë pune.

b. POSTA E KOSOVËS Sh.A. – Dërgesat e porosive në shtetet fqinje do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar më së largu brenda 10 ditë pune.
Shënim: Në bazë të përvojës sonë, dërgesat në 99% të rasteve arrijnë brenda 3-4 ditësh.

SHTETET EVROPIANE:

a. DHL – Dërgesat e porosive në shtetet europiane do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar për 24 orë pune.

b. POSTA E KOSOVËS Sh.A. – Dërgesat e porosive në shtetet evropiane do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar më së largu brenda 15 ditë pune.
Shënim: Në bazë të përvojës sonë, dërgesat në 99% të rasteve arrijnë brenda 7-10 ditësh.

SHTETET E TJERA:

a. DHL – Dërgesat e porosive në të gjitha shtetet e tjera të botës do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar për 48 orë pune.

b. POSTA E KOSOVËS Sh.A. – Dërgesat e porosive në të gjitha shtetet e tjera do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar më së largu brenda 30 ditë pune.
Shënim: Në bazë të përvojës sonë, dërgesat në 99% të rasteve arrijnë brenda 10-15 ditësh.

Ruaj & Shpërndaje shportën
Shporta juaj do të ruhet dhe juve do të ju dërgohet/gjenerohet një link. Secili që e ka linkun, mund ta shikojë shportën, ose ta paguajë porosinë.
Kthehu Ruaj & Shpërndaje shportën
Shporta juaj do të ruhet dhe juve do të ju dërgohet/gjenerohet një link. Secili që e ka linkun, mund ta shikojë shportën, ose ta paguajë porosinë.
E-mail është dërguar me sukses.