JU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES!
Duke porositur apo blerë përmes UNI-t, ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë. Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet t’u përmbaheni. UNI posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.

KOMUNIKIMI ME ANË TË MJETEVE ELEKTRONIKE
Kur ju vizitoni UNI-n ose na dërgoni e-mail, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike. Duke pranuar kushtet e përdorimit, ju pranoni se jeni duke komunikuar në mënyrë elektronike. Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes e-mail-it apo njoftimeve, të cilat do t’i shpallim në faqen tonë zyrtare.

MBROJTJA E PRIVATËSISË
Ne zotohemi të mbrojmë privatësinë e klientëve tanë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të përdoruesve, klientëve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm, të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.
Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit mund të përdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të produkteve dhe shërbimeve nga UNI.
Ne u japim klientëve mundësi të zgjedhjes nëse ata duan të fshihen nga listat e postimeve, të përdorura për fushatat e marketingut. Të gjitha të dhënat për përdoruesit dhe klientët, do të ruhen në mënyrë konfidenciale.

PRONËSIA INTELEKTUALE
Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe – elementet e projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet – janë pronësi e UNI-t apo furnizuesve të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin me shkrim të UNI-t. Nëse mendoni se përmbajtja që posedon UNI është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejta e pronësisë.
Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit, janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen për palët e treta.

LLOGARIA E JUAJ
Nëse ju blini ONLINE në UNI, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur web-faqen tonë, ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.
Të miturit mund të përdorin faqen tonë UNI nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari. UNI rezervon të drejtën që ta refuzojë shërbimin, ta përfundojë apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se janë shkelur kushtet e përdorimit.
Të dhënat tuaja që i keni dhënë gjatë regjistrimit në UNI, do të përdoren për shitblerjen e produkteve dhe krijimin e kontakteve afariste dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera ose për palët e treta.

PRODUKTET
UNI nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabime. Keni parasysh që ekziston mundësia që ndonjë produkt i caktuar të mos jetë i disponueshëm në stok edhe pse statusi i tij në webfaqe e ka statusin “në stok”. Në këto raste, UNI do ta marr përgjegjësinë për kthimin e të hollave.
Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara në web-faqen tonë, ju mund ta ktheni atë në gjendje të papërdorur brenda 24 orëve pasi që ta keni pranuar produktet, me dokumentacionin e plotë që ju e merrni me të dhe me vlerë të njëjtë mund të bëni zëvendësim të produktit.

ÇMIMET E PRODUKTEVE
Të gjitha çmimet e produkteve të listuara e kanë të përfshirë TVSh-në. UNI detyrohet të pranojë çdo çmim, me të cilin keni blerë një produkt, edhe nëse çmimi i produktit ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë. UNI ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes adresës elektronike për klientët, nëse ka pasur një gabim të rëndë gjatë vendosjes së çmimeve në web-faqe, p.sh. në vend të €1000 është shënuar €100 ose çmimi i një produkti është zero (0) atëherë UNI ka të drejtë që ta anulojë atë porosi.

ORARI I POROSIVE
UNI pranon porosi nga e hëna deri në të shtunën, prej orës 09:00 deri në 20:00.

NDRYSHIMI I TË DHËNAVE
UNI rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në web-faqe. Vizitorët e UNI-t nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, në përjashtim të rasteve kur dy palët bien dakord me shkrim.

POROSIA
Porosia minimale e produkteve është 0.50€.

TRANSPORTI

• Për porositë jashtë Kosovës, transporti i produktit pas pranimit të pagesës, do të niset brenda 1 deri në 3 ditë pune nga DHL apo nga Posta e Kosovës Sh.A., varësisht prej kërkesës suaj.

• Porositë brenda territorit të Kosovës arrijnë për 24 orë pune dhe transporti është GRATIS për të gjitha blerjet mbi 9.99€. Për çdo blerje nën 9.99€, transporti paguhet plus 2.49€.

• Porositë jashtë Kosovës do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar prej 24-48 orë pune, nëse kërkoni që transporti i porosive të bëhet me DHL.

• Porositë jashtë Kosovës do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 7 deri në 30 ditë pune, nëse kërkoni që transporti i porosive të bëhet me Postën e Kosovës Sh.A.

• Për blerjet jashtë territorit të Kosovës, pagesa duhet të bëhet paraprakisht.

• Për porositë jashtë Kosovës, të cilat kanë peshë më të madhe se 30kg, ju lutem na kontaktoni në email: info@unicosmetics.net, sepse është e mundur që të ju ofrojmë çmim më të volitshëm të transportit sesa në ofertën që e kemi në web faqe.

• Nuk marrim përgjegjësi nëse eventualisht e keni dhënë adresën e destinimit gabim dhe kështu produktet nuk kanë arritur në destinacionin e dëshiruar.

• Nuk marrim përgjegjësi nëse eventualisht dërgesat vonohen për arsye të ndalimit nga dogana e shtetit tuaj.

• Ju lutem keni pasasysh, në rast se dogana e shtetit tuaj imponon pagesë doganore apo taksa të tjera për produktet e porositura, atëherë ju jeni të obliguar t’i paguani ato.

• Në rast së për arsye të ndryshme, dogana e shtetit tuaj ndalon produktet e blera/porositura, atëherë është përgjegjësi e blerësit/porositësit që ta bëjë pagesën shtesë për transport dhe ta organizoj transportin nga pika doganore deri në adresën e kërkuar.

• Ju lutem na konfirmoni adresën pasi që të përzgjedhni produktin.

• Të hollat do t’iu kthehen nëse nuk arrihet të realizohet porosia.

• Të hollat kthehen në mënyrë të plotë apo të pjesshme nëse ndonjë produkt nuk ka arritur ashtu siç është porositur.

• Lokacioni i produktit: Prishtinë, Republika e Kosovës.

PAVLEFSHMËRIA E KONTRATËS
Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj kontrate në të ardhmen është e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, kjo dispozitë do të shfuqizohet. Gjithsesi, të gjitha dispozitat e tjera të kësaj kontrate do të qëndrojnë në fuqi të plotë. Asnjë dispozitë e kësaj Kontrate nuk varet nga ndonjë dispozitë tjetër, vetëm nëse në këtë kontratë parashikohet ndryshe.

RRETHANAT E JASHTËZAKONSHME
UNI nuk mban përgjegjësi ndaj klientit për shkeljen e kushteve të kontratës, ose pamundësisë së tij për përmbushjen e detyrimeve të veta në rrethanat e jashtëzakonshme. Rrethanat e jashtëzakonshme konsiderohen: lufta (e shpallur ose jo), trazirat, sabotimi, fatkeqësitë natyrore, tërmetet, shpërthimet, zjarri, embargot tregtare, grevat, kushtet atmosferike, pengesat natyrore, si dhe çdo rrethanë tjetër që është përtej kontrollit të arsyeshëm të UNI-t.
Pavarësisht nga rrethanat e jashtëzakonshme, UNI do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të përmbushur sa më mirë detyrimet e tij që rrjedhin nga kjo kontratë.

Ruaj & Shpërndaje shportën
Shporta juaj do të ruhet dhe juve do të ju dërgohet/gjenerohet një link. Secili që e ka linkun, mund ta shikojë shportën, ose ta paguajë porosinë.
Kthehu Ruaj & Shpërndaje shportën
Shporta juaj do të ruhet dhe juve do të ju dërgohet/gjenerohet një link. Secili që e ka linkun, mund ta shikojë shportën, ose ta paguajë porosinë.
E-mail është dërguar me sukses.